“Ne si New Media japim shembullin tonë duke kaluar remote me njerëzit tanë për sigurinë e tyre dhe ne të njëjtën kohë u premtojmë partnerëve që do bëjmë gjithçka që projektet e nisura të realizohen në kohën e duhur dhe sigurisht me cilësinë e kërkuar”.
Që me datë 10 Mars , ne vendosëm të aplikonim punën në distancë, duke i mundësuar ekipit tonë prej 25+ personave të mos paraqiten në zyrë. Kjo për hir të sigurisë së shëndetit të gjithësecilit, që është primare në këtë kohë dhe për t’i paraprarirë problemeve që mund të sillte në produktivitet një përhapje virale mes nesh.
Puna në distancë nuk na pengon që të japim maksimumin për t’ju përgjigjur nevojave tuaja. Stafi ynë ka qenë i gatshëm për të punuar në distancë prej më shumë se 3 vitesh, nisur nga përvojat tona të gjata me klientë kompani ndërkombëtare.
Nisur nga fakti se jemi Partner i Google, serverat tanë janë kryesisht të hostuar në Google Cloud, çfare ofron garanci në performancë dhe siguri të të dhënave. Pra, platformat që na keni besuar për t’i ndërtuar dhe për t’i hostuar & mirëmbajtur ne planet e Google Cloud janë të sigurta aty. Sugjerimi yne është për ti kaluar në paketat G-suite emailet dhe serverat ku qëndrojnë faqet tuaja.
Pavarësisht distancës, për ne është njësoj sikur punojmë në zyrë, pasi për të bashkëvepruar si staf përdorim platforma si Trello dhe Jira. Platfoma që mundësojnë bashkëpunim të mirë në çdo projekt, ku secili anëtar i ekipit është i disponueshëm në kohë reale me detyra të përcaktuara qartë dhe i informuar për afatet qe duhen respektuar.
Gjithë procesi është transparent dhe ti si partner yni në biznes, mund të ndjekësh në kohë reale progresin e punës dhe të jesh në gjendje të kërkosh përshtatjet apo modifikimet e nevojshme. Sepse ne besojmë se Klientët janë miq dhe partnerë afatgjatë dhe me kontributin e gjithësecilit (vizionin tënd dhe aftësitë teknike tonat) mund të realizojme projekte që garantojnë sukses.
Të gjithë po e shohim se kur lëvizja dhe aktiviteti fizik ndalon, shumë biznese po përpiqen të arrijnë tek klientet e tyre nëpërmjet platformave digjitale. Një pjesë e tyre e kishin filluar transformimin digjital dhe ishin të gatshëm për të kaluar në linjën e biznesit online, ndërkohë që një pjesë tjetër nuk e kanë pasur këtë përqasje.
Duam ta dini se ne jemi të gatshëm për t’ju suportuar me shërbimet dhe me konsulencë përsa i përket aspektit teknologjik dhe transformimit digjital në kompaninë tuaj. Këshilla më e mirë është të kaloni veprimet online, nëpërmjet platformave dhe njohurive të besuara dhe të sprovuara në treg.